Man Utd dhe Inter pas Belottit
Manchester United dhe Inter raportohet se po studiojnë për lëvizje të mundshme për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.
Sport
Golat e Belottit duket se i kanë mjaftuar Torinos për të qëndruar në Serie A për të paktën edhe një sezon, por Tuttosport raporton se ata janë në rrezik të humbasin atë.
Për të mbajtur Belottin, Torino duhet t’i ofrojë sulmuesit një kontratë të re e po ashtu edhe të ofrojë lojtarë, për të garuar për Ligën e Evropës.
United dhe Inter janë përmendur si klube të interesuar për Belottin, por duhet të ofrojnë më shumë se Fiorentina, që në janar i kishte të gatshme 40 milionë euro për sulmuesin.
Klauzola e lirimit prej 100 milionë euro vazhdon të jetë aktive për skuadrat jashtë Serie A, por dëshira e tij për të luajtur në nivele të larta, mund të bëjë që të ketë ulje çmimi./Lajmi.net/