Chelsea në dilemë, negociatat me Christensen e Rudiger vihen në pritje
Chelsea ka vënë në pritje negociatat me Christensen dhe Rudiger.
Sport
Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen nuk kanë bindur plotësisht drejtuesit e skuadrës së Chelsea.
‘Blutë’ vazhdojnë të jenë me dy mendje nëse duhet të vazhdojnë apo të ndajnë rrugët me dyshen e qendrës së mbrojtjes.
Të dy lojtarët kanë nga dy vite të mbetura kontratë me Chelsea, dhe një ofertë zyrtare për rinovimin e tyre nuk është bërë akoma, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve të ‘Goal’, lojtarët janë të përkushtuar me ‘Blutë’ dhe do të mirëprisnin rinovimin e kontratës.
Mbetet të shihet nëse Chelsea do t’iu ofrojë lojtarëve rinovimin e kontratës, apo gjithçka do të lihet në pritje. /Lajmi.net/