Sot vëmendja në La Liga, Real Madrid një fitore larg titullit

Real Madrid mund të kurorëzohet me titullin e 34-të të La Ligas sonte, në rast fitoreje kundër Villarrealit.

Sport

16/07/2020 09:29

La Liga sot (e enjte) vazhdon me ndeshjet e xhiros së 37-të, dhe mundësitë për të njohur kampionin e ri, janë shumë të mëdha.

Skuadra e Zinedine Zidane ka nevojë për tre pikë, për t’u shpallur kampion të rinj të La Ligas, shkruan lajmi.net.

Real Madrid pas 37 ndeshjeve numëron 83 pikë, katër më shumë se Barcelona, dhe tre pikë kundër Villarreal, do të ishin të mjaftueshme për ‘Los Blancos’.

Shkas për këtë sukses të Real Madrid do të jetë forma e lartë e kësaj skuadre pas rifillimit të sezonit në La Liga, duke i fituar të gjitha ndeshjet, e po ashtu duke i rrëmbyer vendin e parë Barcelonës, që ka lëshuar jo pak pikë.

Ndeshja mes Real Madrid dhe Villarreal luhet nga ora 21:00, dhe në të njëjtin orar, Barcelona në ‘Camp Nou’ pret Osasunën./Lajmi.net/