Nuk luajti ndaj Torinos, Inter e vendos në shitje mbrojtësin sllovak

Milan Skriniar u la jashtë ndeshjes nga Antonio Conte kundër Torinos, duke nxitur raportet që Inter janë të gatshëm ta shesin mbrojtësin te Manchester City ose United për më shumë se 60 milionë euro.

Sport

14/07/2020 10:11

Qendërmbrojtësi ka luftuar për t’u përshtatur me sistemin e tre mbrojtësve të Conte këtë sezon dhe bëri gabime në barazimin 2-2 me Hellas Verona javën e kaluar.

Ai u la jashtë befasisht në fitoren 3-1 të natës së mbrëmshme ndaj Torinos, së bashku me Christian Eriksen, një shenjë që trajneri i Nerazzurri është më shumë se i lumtur që ndahet me ish-yllin e Sampdoria, përcjell lajmi.net.

Manchester United dhe Manchester City kanë kohë që janë të interesuar për Skriniar, kështu që Corriere dello Sport raporton se 60 milionëshi do bindte Zikaltërit për largimin e tij.

Inter bleu Skriniar nga Sampdoria për 34 milionë euro në verën e vitit 2017.

Ai kohët e fundit ka mbushur 25 vjeç dhe ka 31 paraqitje për Sllovakinë. /Lajmi.net/