Ndërron jetë legjenda e kombëtares angleze

Legjenda e Kombëtares së Anglisë, Jack Charlton, ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare.

Sport

11/07/2020 10:11

Ish mbrojtësi i qendrës ka qenë pjesë e skuadrës legjendare të Anglisë, që kishte fituar Kupën e Botës në vitin 1996.

Legjenda vdiq paqësisht dje në shtëpinë e tij në Northumbreland me familjen e tij afër.

Në një deklaratë, familja tha: Si një mik i mirë për shumë njerëz, ai ishte një burrë shumë i adhuruar, baba, gjysh dhe stërgjysh”.

Jack është vëllai i Bobby Charlton, legjendës së Manchester United.

Të dy kanë qenë pjesë e suksesit të madh të Anglisë, kur në vitin 1966 fituan Kupën e Botës./Lajmi.net/