MADHËSHTORE: Në L.K mund të takohen Messi dhe Ronaldo, ky është skenari

Tifozët e futbollit mund të jenë dëshmitarë të një përballje tjetër mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, tani në Ligën e Kampionëve.

Sport

10/07/2020 12:50

Kjo dyshe, dhe skuadrat e tyre mund të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Për të ndodhur kjo, Juventus duhet fillimisht të eliminojë Lyon, dhe pastaj në çerekfinale të triumfojë ndaj fituesit të sfidës Manchester City – Real Madrid.

Në anën tjetër, Barcelona duhet të kalojë Napolin në fillim, dhe të mposht pastaj fituesin e përballjes Bayern Munich – Chelsea.

Nëse ky skenar do të vazhdojë kështu, në Ligën e Kampionëve do të kemi përballë Lionel Messin dhe Barcelonën./Lajmi.net/