Nesër seanca e Kuvendit, pritet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, në rend dite edhe buxheti
Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë dy seancat e mbetura, si dhe do të mbahet seanca e re.
Lajme
Vazhdimi i dy seancave parapake do të nis nga ora 10:00, ndërsa nga ora 11:00 do të mbahet seanca e re.
Në këtë seancë pritet të votimi i marrëveshjeve financiare ndërkombëtare, si dhe draft rezoluta lidhur me dialogun Kosovë- Serbi.
Ndërsa në seancën e re pritet të diskutohet kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit, përcjell lajmi.net.
Ky është rendi i ditës për seancat e mbetura:
Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.
Vazhdimi i seancës tjetër me vetëm një pikë te rendit të ditës.
1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Rendi i ditës për seancën e re, që pritet të nis nga ora 11:00:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
4. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT),
5. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,
6. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) për vitin 2019,
7. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
9. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave. /Lajmi.net/