Për dallim nga Prishtina, në Ferizaj kufizimi i lëvizjes po respektohet
Në Komunën e Ferizajt është duke u respektuar kufizimi i lëvizjes.
Lajme
Me të marrë vendimin Qeveria e Kosovës, me ç’rast nga katër komuna, edhe në Ferizaj mori vendim që të kufizohet qarkullimi i qytetarëve si dhe të mbyllet gastronomia pas orës 21:00, Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës në Ferizaj nisën sot aksionin për kontrollin e shtuar në zbatim të këtij vendimi.
Lexo edhe:
Policia në aksion në Prishtinë pas hyrjes në fuqi të masave të reja
Nga raportimet në terren thuhet se masat e reja anti-COVID-19 po zbatohen në përpikëri nga qytetarët, njofton Komuna e Ferizajt.
Inspektorët do të jenë gjatë gjithë kohës në terren në zbatim të këtij vendimi, shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, që të garantohet respektimi i kësaj mase në mbrojtje të shëndetit publik gjatë pandemisë COVID-19. /Lajmi.net/