Ronaldo thyen mallkimin, shënon nga gjuajtja e lirë edhe në Serie A – pas 43 tentimeve

Cristiano Ronaldo më në fund ka shënuar nga gjuajtja e lirë në Serie A.

Sport

04/07/2020 19:47

Për herë të parë me fanellën e Juventus në Serie A, Ronaldo ka shënuar nga gjuajtja e lirë, dhe atë e ka bërë në derbin lokal kundër Torinos.

Portugezi shënoi pas 61 minutave lojë në derbin lokal, duke e lënë të pashpresë portierin e Torinos.

Ky gol i Ronaldos nga gjuajtja e lirë erdhi pas plot 43 tentimeve radhazi pa gjetur golin.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell super golin e portugezit. /Lajmi.net/