Gjuajtje me armë në qendër të Prishtinës

Gjuajtje me armë zjarri kanë ndodhur para pak minutash në qendër të Prishtinës.

Lajme

01/07/2020 00:54

Në incidentin që ka ndodhur afër objektit të Kuvendit të Kosovës, dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga një veturë, në drejtim të disa personave që ishin në një veturë tjetër.

Aktualisht vendi i ngjarjes  po ekzaminohet nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë incident, teksa në redaksinë e lajmi.net kanë ardhur disa fotografi nga vendi i ngjarjes. /Lajmi/