Audi RS4 dhe BMW M340i në garë shpejtësie, mësojeni fituesin
Avant RS4 ka më shumë fuqi, por që nuk përkthehet domosdoshmërisht në shpejtësi.
Auto & Tek
Modeli në fjalë përballet me BMW M340i, respektivisht dy vetura të firmave gjermane, deri në sekondat e fundit të garës, transmeton lajmi.net.
BMW M340i posedon motor 3.0 dhe ka 382 kuaj fuqi. Në anën tjetër, Avant RS4 nën kofano ka motorin 2.9 turbo V6 me 444 kuaj fuqi. Të dy peshojnë 1.750 kilogramë.
Deri në fund këto makina ishin shumë ngushtë njëra me tjetrën në një garë mjaft interesante, por në fund BMW fiton garën.
Videoja e mëposhtme e dëshmon fituesin. /Lajmi.net/