Pirlo e nis karrierën si trajner, merr drejtimin e kësaj skuadre

Andrea Pirlo do të kthehet te Juventus si trajneri i ekipit të tyre U23 në Serie C, sipas Sky Sport Italia, duke zëvendësuar Fabio Pecchia.

Sport

30/06/2020 11:25

Oferta kishte qenë në ajër për disa muaj dhe Pirlo dëshironte ca kohë të mendonte për të.

Gianluca Di Marzio pretendon se mbrëmë ish-mesfushori tani e ka pranuar dhe do të shoqërohet nga ish-shoku i skuadrës Roberto Baronio si ndihmës menaxher i tij, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Juventus U23 luan në Serie C dhe javën e kaluar fitoi Kupën e Italisë të kësaj kategorie.

Pavarësisht asaj fitoreje, trajneri Pecchia nuk do të jetë në stol mandatin tjetër, i zëvendësuar nga Pirlo në rolin e tij të parë drejtues. /Lajmi.net/