Sarri i kujdesshëm me Ronaldon e Dybalan

Maurizio Sarri beson se Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala mund të startojnë kundër Genoas, por trajneri i Juventus është i prirur të shmangë një "problem" që mund të shfaqet përpara.

Sport

30/06/2020 08:24

Juve luan sot kundër Genoa, ndërsa katër ditë më vonë ata presin Torinon.

Ronaldo ka luajtur çdo minutë të katër ndeshjeve të tyre që nga pushimi i detyruar nga koronavirusi, ndërsa Dybala e ka bërë të njëjtën gjë.

“Ka të ngjarë që ata të startojnë përsëri [kundër Genoas]”, tha ai në konferencë për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Është e qartë se nëse ata luajnë çdo ndeshje, në dy ose tre ndeshje mund të kemi një problem, por unë nuk mendoj se ka ndonjë rrezik që ata të vuajnë një lloj lodhjeje tani”.

“Në planin afatgjatë edhe pse duhet të kemi Gonzalo Higuainin të aftë dhe të jemi të aftë të luajmë një pjesë të madhe të ndeshjeve, kjo do të bëhet thelbësore në një pikë”, përfundoi italiani. /Lajmi.net/