Sarri konfirmon largimin e Pjanic dhe transferimin e Arthur

Në prag të ndeshjes me Genoa, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka konfirmuar shkëmbimin me Barcelonën me lojtarët Pjanic dhe Arthur.

Sport

29/06/2020 17:05

Tekniku italian ka folur për mesfushorin boshnjak, gjithashtu edhe për ardhjen e re në kampin bardhezi.

Për Pjanic: “Unë mendoj se ai do të jetë i qetë, ai do të shkojë të luajë në një tjetër klub i shkëlqyeshëm. Ai mund të jetë i lumtur me këtë zgjidhje, unë jam i qetë për të: djalë serioz, unë nuk shoh mundësinë që ai nuk do të na japë më të mirën për pjesën e mbetur të sezonit”.

Për Arthur: “Ne po flasim për dy djem që ende duhet të luajnë për dy muaj me klubet e tyre. Unë kam ndeshje të rëndësishme për të luajtur, nuk dua të humbas energji prapa tregut që nuk më jep shije. Në vitet e fundit opinioni publik ka qenë i apasionuar pas tregut sepse ka shumë fjalë për të, duhet ta bëjmë atë edhe për pasionin ndaj futbollit. Le ta lëmë vlerësimin për momentin, disa nga stafi do ta studiojnë atë në mënyrë të plotë për të qenë gati kur të arrijë ky djalë”. /Lajmi.net/