ZYRTARE: Atalanta transferon mesfushorin e Juventusit

Lajmi kishte disa ditë që kishte dalë, ndërsa sot erdhi zyrtarizimi.

Sport

29/06/2020 16:20

Atalanta ka arritur akordin me Juventusin në lidhje me Simone Muratore, mesfushorin italian. 22-vjeçari luan në disa role, si në qendër të mesfushës, si shkatërrues dhe si qendërmbrojtës. 7 milion euro i ka kushtuar kartoni i tij.

“Atalanta lajmëron se ka blerë përfundimisht nga Juventusi futbollistin Simone Muratore“, shkruan klubi italian në faqen zyrtare në Twitter. Lojtari ndihet i lumtur për kalimin tek Atalanta dhe ka thënë fjalët e para si bergamask.

“Atalanta përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për mua, do të jap maksimumin për të shlyer besimin e klubit. Të gjithë po shijojnë atë që po bën kjo skuadër në Itali dhe Evropë, jam i lumtur që do e mbaj veshur këtë fanellë. Mezi po pres të nis punën me trajnerin Gasperini dhe shokët e rinj të ekipit“, deklaron Muratore.