ZYRTARE: Buffon e Chiellini rinovojnë me Juventusin

Gianluigi Buffon dhe Giorgio Chiellini kanë zgjatur zyrtarisht kontratat e tyre me Juventusin deri në qershor 2021.

Sport

29/06/2020 16:07

Dyshja ikonik e Bardhezinjëve kanë vendos të mos tërhiqen nga futbollit, dhe të vazhdojnë të luajnë së paku edhe një sezon.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e Juventusit, që kanë mirëpritur vendimin e dyshes, përcjell lajmi.net.

Buffon është 42 vjeç, derisa në vitin tjetër ai do të mbushë 43 vjeç – sezonin kur pritet t’i jep lamtumirë futbollit.

Ndërkohë, Chiellini këtë edicion ka munguar në shumicën e kohës për shkak të dëmtimit që e pësoi në fillim të sezonit, derisa do të jetë 37 vjeç kur pritet t’i skadojë kontrata me Zonjën e Vjetër. /Lajmi.net/