​Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren-Prevallë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se qytetarët e Republikës së Kosovës, se në rrugën rajonale Prizren - Prevallë, kilometri i 18-të, konkretisht në afërsi të fshatit Gornje Sello, sot ka ndodhur një rrëshqitje dheu dhe gurësh nga pjesët anësore.

Lajme

26/06/2020 19:39

MI nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se kompanitë e kontraktuara nga MI, tashmë kanë pastruar këtë aks rrugor, por luten të gjithë qytetarët që lëvizin me kujdes të shtuar në këtë pjesë apo të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.

“Shoferët e mjetëve të rënda (mbi 3.5 ton) apelohet të evitojnë kalimin këndej, duke shfrytëzuar rrugët alternative”, thuhet në njoftim.