Lampard: Duam që Willian dhe Pedro të qëndrojnë në skuadër
Frank Lampard ka folur lidhur me merkaton e Chelsea.
Sport
Trajneri anglez, Frank Lampard, ka dhënë disa komente lidhur me atë se si mund të duket merkatoja e skuadrës së tij, tanimë kur Timo Werner veçse është zyrtarizuar si transferim i Chelsea.
Lampard ka folur në veçanti për dy emra që janë në fundin e kontratës së tyre me ‘Blutë’; Willian dhe Pedro.
Trajneri ka shprehur dëshirën që të ketë në dispozicion të dy lojtarët, përkundër kontratave të tyre.
“Ne po tentojmë që ta bëjmë të mundur vazhdimin. Lojtarët duhet të jenë të lumtur. Ne duhet të jemi të lumtur. Shpresoj që mund të mbërrijmë aty para 23 qershorit, javën tjetër, pasi deri atëherë duhet përfunduar”, ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.
“Të gjithë rreth nesh e dinë këtë. Kështu, ne do të vazhdojmë të flasim me shpresën që ata do të qëndrojnë”, ka shtuar anglezi.
Pedro lidhet me një kalim të mundshëm në Serie A, kurse për Willian ka shumë pikëpyetje. /Lajmi.net/