Volkswageni i parë i zhvilluar në Brazil shitet në Evropë
Lansimi i Nivus është një ngjarje domethënëse për degën braziliane të kompanisë gjermane, pasi është modeli i parë i kësaj marke që krijohet në Brazil me ambicie që më vonë ta ofrojë edhe në tregun evropian.
Auto & Tek
Ndërsa varianti për Amerikën Latine prodhohet në Brazil, versioni evropian do të llojë të bëhet në
vitin 2021 në Palmplona, Spanjë, transmeton lajmi.net.
Spanja nuk u zgjodh rastësisht si vend, pasi që crossover-at VW Polo dhe VW T-Cross janë prodhuar
në të njëjtën fabrikë, me të cilën Nivus ndan platformën mekanike MQB-A0.
Një tjetër kuriozitet për Nivus është që ajo u zhvillua pa një fazë të ndërmjetme në formën e një
prototipi zik, por dizajnerët dhe inxhinierët përdorën ekskluzivisht prototipa virtualë, të krijuara
nga kompjuteri.
Rezultati është se versioni i prodhimit është përfunduar në vetëm 10 muaj, thonë në Volkswagen.
Nivus për Amerikën Latine do të arrijë në javët e ardhshme, pas së cilës do të llojnë shitjet në
Argjentinë.
Blerësit në Evropë mund ta presin vetëm në gjysmën e dytë të 2021.
Nivus do të ketë një motor benzinë me tre cilindra 1.0 TSI me 116 kuaj fuqi dhe 128 kuaj fuqi, dhe ai do
të jetë i disponueshëm me një transmetim automatik 6-shpejtësi. Ndërsa gjërat qëndrojnë tani,
ngasja me të gjitha rrotat nuk do të ofrohet.
Në Evropë, diapazoni i motorit pritet të përfshijë benzina 1.0 dhe 1.5 TSI, si dhe një naftë 1.6 TDI. /Lajmi.net/