E turpshme, Trepça ’89 me akuza të rënda – e quan ‘këlysh të Agim Ademit’ gjyqtarin Visar Kastrati

Klubi i Trepçës '89 pas çdo humbje e ka gjetur adresimin e njëjtë - të sulmojë gjyqtarët e ndeshjes dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

Sport

14/06/2020 21:59

Klubi mitrovicas në krye me presidentin Abedin Zeka e ka përdorur ‘kartën’ e njëjtë edhe në humbjen e sotme ndaj Dritës, ku u mposhtën me rezultat 0:2.

‘Xehtarët’ përmes një reagimi para pak minutave kanë shkuar aq larg saqë e kanë quajtur ‘këlysh të Agim Ademit dhe Përparim Hasanit’ gjyqtarin e ndeshjes së sotme Visar Kastrati, shkruan lajmi.net.

Gjuha denigruese e klubit vije si pasojë e qëndrimit të presidentit Zeka, i cili ka dalë haptazi kundër të parit të FFK-së Agim Ademi tash e disa muaj.

Në fakt, gjyqtarët e Superligës së Kosovës vazhdojnë të akuzohen qoftë edhe për gabimet më të vogla të mundshme, veçanërisht nga grupi që janë kundër kryetarit Agim Ademi. Kjo duket se po bëhet vetëm për interesa personale dhe aspak për të mirën e futbollit të Kosovës. /Lajmi.net/