Makinat më të fuqishme të 2020-ës me etiketë nën 45 mijë euro

Njëherë e një kohë, për të blerë një veturë të tipit Mustang është nevojitur shumë e madhe parash.

Auto & Tek

11/06/2020 17:11

Megjithatë, përshtatja me inflacionin ka bërë që çmimet të relativizohen jashtëzakonisht shumë, sa që një Ecboost Mustang me 310 kuaj-fuqi të blihet për afro 20 mijë euro, shkruan Car Buzz, transmeton lajmi.net.

Kjo nënkupton që për më pak se 45 mijë euro përgjatë ditëve të sotme, mund të jeni në gjendje të blini një automjet super-përformues.

Më poshtë do gjeni disa nga modelet që përkojnë me kriteret e lartcekura:

Dodge Challenger R/T Scat Pack (485 kuaj-fuqi; 34 mijë euro)

Dodge Charger Scat Pack (485 kuaj-fuqi; 35 mijë euro)

Ford Mustang GT (460 kuaj-fuqi; 31 mijë euro)

Chevrolet Camaro LT1 (455 kuaj-fuqi; 30 mijë euro)

Genesis G70 3.3T (365 kuaj-fuqi; 40 mijë euro)

Audi S4 (349 kuaj-fuqi; 44 mijë euro)

Tesla Model 3 Long Range (346 kuaj-fuqi; 41 mijë euro)

BMW 2 Series – M240i xDrive (335 kuaj-fuqi; 42 mijë euro)

Honda Civic Type R (309 kuaj-fuqi; 32 mijë euro)

Volkswagen Golf R (288 kuaj-fuqi; 36 mijë euro)

/Lajmi.net/