Italia raporton numër të ulët të rasteve me Covid-19

Italia ka raportuar më se 202 raste me koronavirusin e ri përgjatë ditës së mërkurë, ka bërë të ditur Agjencia Civile e Mbrojtjes.

Bota

10/06/2020 18:25

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka prekur shifrën 235,764. Krahasuar me dy ditët e fundit, Italia ka pësuar një rënie të vogël të diagnostikuarve me sëmundjen Covid-19, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, Gadishulli i ka pasur edhe 71 vdekje të reja të shkaktuara nga virusi, duke e çuar vlerën akumulative të jetëve të humbura në 34,114.

Shteti evropian, që prej rastit të parë, ka pasur 169,939 të shëruar nga Covid-19. /Lajmi.net/