Hoti fton qytetarët të ndjekin rekomandimet e IKSHPK-së kundër COVID-19
Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se ballafaqimi me pandeminë koronavirus është sfidë globale dhe sakrificë për secilin që është në vijën e frontit.
Lajme
Gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatave të profesionistëve shëndetësorë, Hoti thotë se së bashku me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj iu kanë premtuar mbështetje të mëtutjeshme dhe koordinim të ngushtë për të mënjanuar mundësinë e përhapjes së një vale të dytë të virusit.
“Ftoj qytetarët që t’i ndihmojmë ata që janë në vijën e parë të frontit dhe të mbrohemi, duke i ndjekur rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit”, shkuan Hoti në Facebook.