Mustafa përkujton legjendën e futbollit, Fadil Vokrri

Me rastin e dy vjetorit të vdekjes së Fadil Vokrrit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar veprat e ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sport

09/06/2020 09:47

”Sot, në dy vjetorin e vdekjes përkujtojmë ikonën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin. Vokrri ishte personalitet me vlera të larta njerëzore dhe sportist i nivelit ndërkombëtar. Ai me kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtar, arriti që vendin tonë ta anëtarësoj në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit në nivel botëror në UEFA dhe FIFA.

Emri dhe figura e Fadilit do të jenë motivi i cdo të riu që synon të bëjë karrierë të suksesshme në fushën e futbollit.

Kosova është krenare që lindi dhe rriti një talent të rrallë siq ishte Fadili. Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Vokrrit”. /Lajmi.net/