“Partitë e mëdha e kanë përgjegjësinë kryesore për me tejkalu këtë krizë”, deklarohet Limaj pas dështimit të konstituimit të kuvendit
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj është deklaruar pas dështimit të seancës, për t’u zgjedhur kryetari i kuvendit. Limaj para mediave, tha se është në dorën e partisë më të madhe në vend për të tejkaluar krizën në kuvend. “So pytje te numri duhet me pas shumicë me zgjidh problemin na duhet me pas shumicën parlamentare…

Lajme
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj është deklaruar pas dështimit të seancës, për t’u zgjedhur kryetari i kuvendit.
Limaj para mediave, tha se është në dorën e partisë më të madhe në vend për të tejkaluar krizën në kuvend.
“So pytje te numri duhet me pas shumicë me zgjidh problemin na duhet me pas shumicën parlamentare dhe për shumicë parlamentare na jem të interesum të bisedojm edhe të japim kontributin tonë po ato partitë e mdhaja e kanë përgjegjësinë kryesorë për me gjet zgjidhjen sepse besoj se ata kanë kapacitetin për me tejkalu kit krizë”, ka thënë Limaj. /Lajmi.net/