9 anëtarë të një familje u infektuan me koronavirus në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me koronavirus, prej tyre 9 anëtarë të njëjtës familje.

Lajme

08/06/2020 22:47

Ndërsa, 1 qytetar i infektuar në Prishtinë dhe të tjerat janë raste kontakti.

Njoftimi i plotë: 

Ju lutemi, KUJDES!

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sonte i kemi 15 raste të reja. Prej tyre, 9 anëtarë të njëjtës familje, 1 qytetar i infektuar në Prishtinë dhe të tjerat janë raste kontakti.

Është tepër vështirë me luftu me një virus të padukshëm, kur brenda familjes s’ka kujdes dhe nga 1 i infektuar bëhen 9, 20 e 30 raste.

Çdo masë e kemi marrë e do ta marrim për të mbrojtur shëndetin, por nëse nuk na ndihmoni e nuk ruhemi secili, kjo është e pamundur. /Lajmi.net/