Tesla Model 3 në garë me Porsche 911, mësojeni fituesin

Në tre xhiro, Tesla ishte pak më e shpejtë se makina sportive Porsche.

Auto & Tek

08/06/2020 18:37

Një Model Tesla 3 ka dëshmuar të jetë më e shpejtë se një Porsche 911 GT3 në një garë automobilistike. Në kanalin YouTube, përdoruesi Brooks Weisblat ka ndarë një video që tregon këtë garë befasuese, transmeton Telegrafi.

Në thelb, Porsche 911 është një nga makinat sportive më të fuqishme, e cila kushton rreth tre herë më shumë sesa Tesla Model 3.

Ajo ka një transmision manual me 7 shpejtësi dhe një motor V4. Porsche numëron 500 kuaj fuqi dhe arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km / h në 3.2 sekonda.

Sipas Teslarati, pesha e saj është rreth 1.430 kilogramë dhe është e lehtë për tu manovruar.

Tesla Model 3 nuk është aq e fuqishme. Dy motorët e saj elektrikë krijojnë 473 kuaj fuqi – makina elektrike arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë në 3.4 sekonda.

E megjithatë Tesla Model 3 arriti të kapërcejë Porsche 911 GT3.

YouTube player