Shkëmbimi Verratti-Pjanic është afër

Juventus dhe Paris Saint Germain mund të mbyllin marrëveshjen për shkëmbimin e mesfushorëve.

Sport

08/06/2020 10:45

Juventus po shikon për opsionet që do t’ia përforconin mesfushën me lojtarë që i përshtaten Maurizio Sarrit.

Miralem Pjanic nuk e bindi trajnerin italian me paraqitjet e tij dhe ai tashmë po përfshihet në shumë thashetheme për shkëmbime.

Siç raportohet së fundmi nga mediet italiane, Juve dhe PSG janë afër marrëveshjes për shkëmbimin e Miralem Pjanic me Marco Verratti, transmeton lajmi.ent.

Pjanic lidhej edhe me një kalim të mundshëm te Barcelona, por këta të fundit refuzojnë të heqin dorë nga Arthur Melo, që është dëshira e Juves.

Mbetet të shihet se me cilën fanellë do ta nis sezonin tjetër mesfushori boshnjak. /Lajmi.net/