Guardiola përforcon Cityn me yllin e Barcës
Manchester City po shqyrton mundësinë e transferimit të Sergi Roberto nga Barcelona.
Sport
Mundodeportivo raporton se kampionët e Premierligës mund të negociojnë me Barcelonën për blerjen e mbrojtësit të djathtë, Sergi Roberto, përcjell lajmi.net.
Barcelona duken të hapur për të shitur 28 vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në vitin 20220.
Roberto është mirë i njohur për Guardiolan, dhe mund të joshet nga trajneri i Cityt kur të hapet afati kalimtar i verës.
Dihet që Pep Guardiola do të synojë transferimin e një mbrojtësi të krahut të djathtë, pasi nuk është i kënaqur me Joao Cancelon, i cili pritet të largohet nga ‘Etihad Stadium’ gjatë kësaj vere./Lajmi.net/