Eurodeputetja gjermane: Respektojeni vendimin e Kushtetueses, s’ka alternativë tjetër

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka kërkuar që të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses.

Lajme

29/05/2020 10:32

Me anë të një postimi në Twitter, ajo ka thënë  se ndryshimet duhet të kërkohen në zgjedhje e radhës,  transmeton lajmi.net.

Sipas saj, një reagim nga populli, mund të jetë i kuptueshëm, por nuk i zgjidh problemet.

“S’ka alternativë tjetër përpos pranimit të vendimit të Kushtetueses. Nëse dëshironi ndryshime politike, duhet t’i kërkoni në zgjedhjet e radhës. Një reagim nga “populli” mund të jetë i kuptueshëm, por nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit”, ka thënë Von Cramon. /Lajmi.net/