KF Llapi merr rezultatet e testimeve për COVID-19

Të gjithë futbollistët e KF Llapit janë dalë negativ në testimet për COVID-19.

Sport

27/05/2020 22:53

Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, ka marrë rezultatet për testim ndaj koronavirusit.

Sipas një komunikate të klubit, të gjithë lojtarët janë negativ.

Njoftimi i KF Llapit:

Komunikatë në lidhje me testimet e skuadrës për COVID-19

Futbollistët, stafi teknik dhe administrata e KF Llapit gjatë ditës së martë kanë përfunduar testimet për COVID-19. Rezultatet e pranuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë rezultojnë të jenë NEGATIVE për të gjithë të testuarit, kështu që asnjë pjesëtar i klubit nuk rezulton i prekur me këtë virus.

KF Llapi vazhdon sigurtë me ecurinë e përgaditjeve para rifillimit të edicionit dhe njëherit u bën thirrje të gjithëve të zbatoni rregullat e IKSHPK-së.

/Lajmi.net/