Në Premierligë rritet rreziku për lëndimet e lojtarëve për 25 për qind, City në situatë më të vështirë
ZONE7, një platformë e inteligjencës artificiale që merret me parashikimin e rrezikut të lëndimeve e cila punon profesionalisht me 35 klubeve, ka bërë disa parashikime që mund të jetë shqetësuese për klubet e mëdha të Premierligës.
Sport
Premierligë po planifikon të rifillojë në mes të korrikut, për të përmbyllur sezonin 2019/2020.
Në elitën e futbollit anglez, deri më tani janë luajtur 29 xhiro, që do të thotë se kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund të tij. I gjithi ky sezon duhet të përfundohet më së largu deri në mes të muajit gusht.
Zone7 ka llogaritur orarin e ngushtë për zhvillimin e ndeshjeve, gjë e cila do të rris deri në 25 për qind mundësinë e lëndimeve të lojtarëve, përcjell lajmi.net.
Këto lëndime mund të kenë ndikim të madh jo vetëm në ndeshjet finale të këtij sezoni, por edhe në sezonin e ri. Lëndimet e rënda dhe afatgjate, do të bëjnë që futbollistët të humbasin fillimin e edicionit të ardhshëm.
Lojtarët e Premierligës luajnë mesatarisht katër deri në pesë ndeshje në muaj, dhe sipas orarit të ri, ata do të luajnë tetë ose nëntë ndeshje.
Një orar i tillë është një lajm i keq për Manchester Cityn.
Kjo skuadër ka një ndeshje më pak në ligë, ndërsa ka për të zhvilluar edhe ndeshjen e kthimit kundër Real Madrid në Ligën e Kampionëve.
Nëse Liga e Kampionëve vazhdon dhe City arrin deri në finale, ata duhen të zhvillojnë edhe katër ndeshje tjera. Skuadra e Pep Guardiolas gjithashtu ka siguruar çerekfinalen e FA Cup.
Kampionët aktual të Premierligës patën probleme të mëdha më lëndime edhe para shpërthimit të pandemisë. Lëndimet e Laportes, Stones dhe Mendy sollën telashe jo të vogla në mbrojtjen e Guardiolas. Sane nuk luajti për të njëjtën arsye, dhe Aguero, Silva dhe Foden gjithashtu patën probleme./Lajmi.net/