Chelsea nuk e aktivizon klauzolën e blerjes për Boga
Chelsea ka vendosur të mos përdorë klauzolën e tyre të blerjes për Jeremie Boga të Sassuolo, megjithëse 23-vjeçari ka qenë një nga anësorët më të mirë të rinj në Serie A.
Sport
Në vend të kësaj, klubi po negocion me Sassuolo për të përfshirë një klauzolë shitje për talentin e Bregut të Fildishtë, i cili ka të ngjarë të shitet këtë verë.
Boga erdhi përmes akademisë së Chelseat dhe u promovua te skuadra seniore në vitin 2015 por luajti vetëm 18 minuta për ekipin e parë, kundër Burnley në Premierligë në dhjetor 2017, përcjell lajmi.net.
Ai u huazua në Rennes, Granada dhe Birmingham City para se të shitej te Sassuolo në verën e vitit 2018.
Boga ka 11 gola në Serie A në 52 paraqitje. Sassuolo ishin në vendin e 11-të në Serie A kur sezoni u pezullua në mars.
Napoli mbetet ekipi më favorit për t’i siguruar shërbimet e tij. /Lajmi.net /