Agjenti i Jorginho flet për Juventusin, befason me këto fjalë

Agjenti i Jorginho ka refuzuar përsëri të konfirmojë ose mohojë se ai mund të largohet nga Chelsea për Juventus.

Sport

24/05/2020 19:00

Raportet për një rikthim në Serinë A ishin të pashmangshme kur Maurizio Sarri mori detyrën te Bianconeri, pasi Jorginho tashmë kishte punuar me të në Napoli dhe ‘Stamford Bridge’.

Me Miralem Pjanic që është pranë largimit, Jorginho do të ishte një zëvendësim ideal në mesfushën e Juve.

“Nuk e di nëse Juve e duan Jorginhon apo jo, pasi ai ka edhe tre vjet në kontratën e tij te Chelsea. Ne do të shohim”, tha agjenti Joao Santos për Tuttomercatoweb, transmeton lajmi.net.

“Ai është një profesionist, kështu që nëse një klub i rëndësishëm në Itali telefonon, atëherë pse jo?”

Chelsea pagoi 57 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën në verën e vitit 2018. /Lajmi.net/