Futin të vjedhin një dyqan, hajdutët vendosin shalqirin në kokë në formë kamuflazhe

Dy burra që kishin vendosur shalqinj në kokë, u kapën nga kamerat duke vjedhur në një dyqan.

Fun

20/05/2020 17:17

Policia në Virxhinia të SHBA-ve arrestoi të shtunën Justin Rogers për vjedhje të alkoolit si dhe mbulimin e fytyrës në publik, transmeton lajmi.net.

Siç vërehet edhe në pamjet e mëposhtme, 20-vjeçari kapet nga kamerat bashkë me shokun e tij, pasi të dy mbanin shalqinj mbi kokat e tyre dhe i kishin krijuar gropat në sy që të shohin gjatë aksionit.

Departamenti i Policisë arriti të ndalojë Rogers pasi i kërkoi komuniteti ndihmë në një postim në Facebook më 16 maj. /Lajmi.nett/