Barcelona befasohet nga klubi i madh evropian në garën për Pjanic

PSG ka kontaktuar me Miralem Pjanic për një transferim veror, pretendojnë raportet franceze, pasi Barcelona lufton për të rënë dakord për një marrëveshje shkëmbimi me Juventusin.

Sport

20/05/2020 09:10

Boshnjaku është në rrugën e largimit nga Torino, pasi nuk mund t’i plotësojë apetitet e lojës së shpejtë të kërkuar nga Maurizio Sarri.

Barcelona ishte zgjedhja e parë si për mesfushorin ashtu edhe për Juve, por Arthur Melo nuk pranon të shkëmbehet.

Sipas Le Parisien, kjo i ka dhënë një mundësi Paris Saint-Germain dhe ata kontaktuan të afërmit e Pjanic përmes telefonit, përcjell lajmi.net.

Ata shpresojnë të bien dakord për kushtet personale dhe më pas të hartojnë një marrëveshje që mund t’i përshtatet Juventusit, me siguri duke përfshirë edhe Leandro Paredes në marrëveshje.

Manchester United është një tjetër alternative, nëse Paul Pogba do të bënte rikthimin te Juve. /Lajmi.net/