Ky është qeni që mund të bëjë CPR
Një vajzë u mundu ta mësojë qenin e saj të bënte diçka jo të zakonshme për qentë.
Fun
Tania Butler, pronarja e qenit u mundu që gjatë izolimit ta mësonte qenin e saj të bënte CPR, transmeton lajmi.net.
Asaj iu deshën vetëm disa sesione që ti mësonte këtë truk. Tani, kur Tania shtrihet në tokë dhe aktron si të ishte sëmurë, qeni i saj vrapon tek ajo dhe vendos putrat mbi gjoksin e saj duke i bërë CPR.

Gjatë trajnimit, Tania duhej të vendoste një libër në gjoks që të mos i ndjente goditjet e mëdha të qenit. Ajo shpreson që qeni do të mund të shpëtojë jetën e njerëzve kur është nevoja.
Tania ka edhe pesë qenushë të tjerë, ajo pëlqen shoqërinë e qenve dhe kjo është arsyeja pse kujdeset për ta. /Lajmi.net/