Moment i rrallë: Filmohen dy aeroplanë ku për pak sa nuk përplasen me njëri tjetrin në ajër

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e cila ka rrëqethur të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin.

Fun

19/05/2020 18:07

Videoja është filmuar brenda kabinës së aeroplanit, ku edhe shihet se si për një “fije floku” shmanget një tragjedi e madhe, transmeton Telegrafi.

Në fakt një aeroplan për pak centimetra nuk përplaset me një aeroplan tjetër, që edhe e filmoi këtë moment.

E po të mos ekzistonte kjo pamje, zor kush se do ta besonte se një gjë e tillë vërtetë ka ndodhur.

Vendi se ku ka ndodhur ngjarja nuk dihet, por autori i videos thotë se ndihet me fat që është ende gjallë.