Kështu mund të duket formacioni i Juventusit në sezonin e ardhshëm

Juventus po synon të formojë një formacion konkurrues për sezonin e ardhshëm, me synimin kryesor triumfin në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/05/2020 22:20

Liderët e Serie A janë duke punuar për transferimin e Paul Pogba nga Manchester United dhe Jorginho nga Chelsea.

Për mesfushorin italian ka disa ditë që raportohet për dëshirën e Maurizio Sarrit për ta pasur në skuadër.

Në anën tjetër,  L’Equipe bën të ditur se Juventus është pranë arritjes së një marrëveshje për transferimin e Pogbas.

Me Pogban dhe Jorginhon në mesfushë, me Ronaldon dhe Dybalan në fazën e sulmit, Juventus do të jetë një skuadër për t’u mposhtur sezonin e ardhshëm.

Mediet në Itali kanë paraqitur një formacion, se si mund të duket formacioni i Juventusit në sezonin e ardhshëm, të cilin mund ta shikoni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/