Chiellini zbulon pjesën e errët të Vidal: Problemi i tij ishte alkooli

Arturo Vidal mund të mos i pëlqejnë fjalët e thëna së fundmi nga Giorgio Chiellini.

Sport

16/05/2020 16:48

Qendërmbrojtësi i Juventus, Chiellini, ka zbuluar disa anë të errëta të mesfushorit kilian, Arturo Vidal.

Italiani ka insistuar se vetëm shija për alkoolin e ka penguar yllin kilian që të prekë majat e paraqitjeve në secilën ndeshje.

“Dikush si Vidal, ndonjëherë dilte dhe pinte më shumë sesa duhej. Të gjithë e dinin atë. Mund të thuhet se alkooli ishte pika e dobët e tij”, ka thënë Chiellini, transmeton lajmi.net.

“Gjithsesi, kjo nuk e vë në pikëpyetje nëse ai ishte kampion apo çfarë lloji i njeriut”, shtoi italiani.

“Pikat e dobëta janë pjesë e natyrës njerëzore. Çfarë ka rëndësi janë konsekuencat që mund të kenë në skuadër”, ka thënë në mes të tjerash kapiteni i Juventus.

Fjalët e Chiellini në autobiografinë e tij kanë nxitur reagime të shumta, sidomos ato të Felipe Melo e Mario Balotelli. /Lajmi.net/