Bundesliga rifillon nesër – Real Madrid fillon skautimin e Erling Haaland
Erling Haaland vazhdon të jetë dëshira e madhe e Real Madrid.
Sport
Haaland duket se ka hequr nga harta e interesimit të tij skuadrën e Manchester United, por Real Madrid mbeten të vendosur për nënshkrimin e tij.
‘Mundo Deportivo’ raporton se ‘Los Blancos’ do të dërgojnë skautët e tyre për të parë nga afër Erling Haaland, sapo Borussia Dortmund të rinisë kampanjën në Bundesliga, transmeton lajmi.net.
Skuadra e Zidane është e vendosur të ketë më shumë forca në sulmin e tyre, pasi transferimi i verës nga Frankfurt dështoi.
Dortmund do të luajë ndeshjen e parë pas suspendimit nga pandemia, kundër Schalke 04, dhe Haaland pritet të jetë startues. /Lajmi.net/