OKB: Tregtia globale do të pësojë rënie prej 27% për shkak të Covid-19
Tregtia globale parashikohet të bjerë në një rekord prej 27% në tremujorin e dytë të vitit pas një rënie në eksportin e makinave, pjesëve të makinerive dhe naftës, raporton The Guardian.
Bota
Pandemia e koronavirusit ka goditur ofertën dhe kërkesën për produkte në të gjithë botën, duke çuar në një rënie të madhe të tregtisë botërore, tha Unctad, organizata e Kombeve të Bashkuara që ndjek gjurmët e tregtisë, transmeton lajmi.net.
Pothuajse çdo kategori e mallrave pritet të pësojë rënie të tregtisë gjatë muajve në vazhdim, duke shtuar rënien prej 3% në tremujorin e parë të vitit.
Unctad tha që të dhënat zbuluan tronditjen e madhe që i ka bërë ekonomisë globale pandemia Covid-19. /Lajmi.net/