13.05.2012: Dita kur “zonja” i tha lamtumirë “zotërisë” së saj

Juventus ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm përgjatë historisë së tyre, dhe një nga më të mëdhenjtë është sigurisht Alessandro Del Piero, kapiteni i madh i ‘Zonjës së Vjetër’.

Sport

13/05/2020 19:34

Sot tetë vite më parë, Del Piero ishte larguar nga Juventus.

Ai nënshkroi për Juventusin në vitin 1993, duke qëndruar deri në vitin 2012. Debutimin e tij në Serie A e kishte bërë Foggia.

Në Ligën e Kampionëve, Del Piero ka luajtur katër finale, dhe në këtë garë ka shënuar 42 gola në 89 paraqitje.

Sezoni më i rëndë për Del Pieron ishte ai i vitit 1999, kur pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën kundër Udineses, duke e humbur pothuajse të tërin atë stinor.

Del Piero ka qenë i njohur për golat e bukur nga gjuajtjet e lira, ndërsa pjesa më e veçantë mbetet festimi i golave, duke nxjerrë gjuhën jashtë, si diçka që identifikonte atë.

Ai fitoi zemrat e tifozëve të Juventusit edhe më shumë kur vendosi të qëndronte kur skuadra ishte dërguar në Serie B në vitin 2006.

Nga atëherë e deri më sot, një deklaratë e tij ende përmendet. “Zotëria i vërtetë nuk e lë kurrë zonjën e tij”.

Me Juventusin ai ndau rrugët në vitin 2012, dhe ndeshja e tij e fundit ishte kundër Atalantas./Lajmi.net/

YouTube player