Studimi kinez me lajme të mira lidhur me antitrupat e krijuar për koronavirus
Pothuajse të gjithë ata që infektohen me koronavirusin zhvillojnë antitrupa ndaj tij, sugjerojnë studimet e fundit.
Lajme
Hulumtimet nga Universiteti Mjekësor Chongqing në Kinë zbuluan se 95 përqind e 285 pacientëve zhvilluan të dy llojet e qelizave imune që luftojnë virusin, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Testimi i antitrupave po pëson rritje në SHBA dhe jashtë vendit, për të parë se kush tashmë ka pasur dhe zhvilluar mbrojtje të mundshme kundër ri-infektimit me koronavirusin.
Por shumë pyetje mbeten pa përgjigje lidhur me antitrupat: nëse të gjithë i zhvillojnë ato, çfarë niveli të antitrupave është i nevojshëm për të siguruar mbrojtje dhe sa zgjat ajo.
Studimi i fundit ndihmon për t’iu përgjigjur njërës nga ato pyetje dhe “sjell qartësi shumë të nevojshme, së bashku me entuziazmin e përtërirë, në përpjekjet për të zhvilluar dhe zbatuar testimin e gjerë të antitrupave për SARS-CoV-2”, shkroi Dr Francis Collins në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë (NIH) në blog të enjten.
Antitrupat janë qeliza imune që trupi i zhvillon në mënyrë unike në përgjigje të një patogjeni të caktuar. /Lajmi.net/