21 të burgosur infektohen qëllimisht me COVID-19 që do të vendosen në arrest shtëpiak

Një grup të burgosurve në Kaliforni infektuan qëllimisht njëri-tjetrin me koronavirus për të dalë nga burgu herët.

Lajme

12/05/2020 10:21

Një rast i papritur me COVID-19 u raportua në Qendrën e Paraburgimit të Pitchess në Castaic në mes të prillit pa ndonjë shpjegim, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Pamjet të xhiruara më 26 prill brenda dhomës së ditës në burg tregojnë se burrat po kalonin rreth një filxhani me ujë të nxehtë duke e përdorur të njëjtën para se ta kalonin atë tek i burgosuri tjetër.

Burrat shpresonin se ata do të merrnin miratimin e një gjykatësi për t’i lejuar ata të liroheshin herët nga objekti dhe të futeshin në arrest shtëpiak pasi të testonin pozitivisht me koronavirus.

21 prej burrave në bllokun prej 50 personash u infektuan, por nuk do t’ju jepet mundësia që të kalojnë virusin në shtëpitë e tyre ashtu siç shpresonin. /Lajmi.net/