Man City dhe Bayern Munich arrijnë marrëveshje për Sanen
Leroy Sane është i destinuar për t’u transferuar te Bayern Munich.
Sport
Manchester City dhe Bayern Munich raportohet të kenë arritur marrëveshje për kalimin e gjermanit në Bundesligë.
Sipas Athletic, dy gjigantët e Evropës janë pajtuar për tarifën e transferimit të Sane, përcjell lajmi.net.
Anësori gjerman, ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2021, dhe për të evituar një largim falas, kampionët e Premierligës kanë ulur çmimin e tij.
Me rikthimin në Gjermani, Sanes do t’i duhet të luajë kundër ish skuadrës së tij, Schalke, nga e cila ishte transferuar në Premierligë, në vitin 2016./Lajmi.net/