Dybala kryen testet e koronavirusit te Juventus, thotë se ndihet mirë

Paulo Dybala ka kryer testet e koronavirusit në ‘JMedical’.

Sport

08/05/2020 23:20

Ylli argjentinas i Juventus, Dybala, iu është nënshtruar testeve të koronavirusit, në qendrën mjekësore të Juventus.

Dybala vuante nga Covid-19 që nga muaji mars i këtij viti, derisa së fundmi rezultoi negativ në dy testime.

Lojtari u paraqit në ‘JMedical’ gjatë së premtës. ‘Corriere dello Sport’ citon argjentinasin t’iu ketë thënë tifozëve: “Jam mirë”, transmeton lajmi.net.

26 vjeçari ka pasur një sezon mjaft të mirë me ‘Zonjën e vjetër’, duke shënuar 13 gola dhe duke shtuar 12 asistime, para se sezoni të suspendohej. /Lajmi.net/