Dybala: Më mungon ky lojtar, shpresoj të transferohet te Juventus

Paulo Dybala shpreson që Paul Pogba të rikthehet sërish te Juventus.

Sport

08/05/2020 09:23

Sulmuesi argjentinas, që ka ndarë për një kohë të gjatë dhomën e zhveshjes me francezin, shpreson që të njëjtën gjë ta bëjë edhe në të ardhmen.

Pogba si asnjëherë më parë është i lidhur me një rikthim te Juventus, duke planifikuar largimin nga Manchester United.

“Unë pata mundësinë të ndajë dhomën e zhveshjes me të dhe shpresoj se do të ndodh përsëri një ditë”, ka deklaruar Dybala, teksa ka folur për Pogban, përcjell lajmi.net.

“Ai është një futbollist i shkëlqyer dhe ai e ka vërtetë këtë. Është  sigurt se çdo skuadër në botë do të dëshironte ta kishte në ekip, ky është edhe rasti me Juventusin. Do të doja shumë të luaj përsëri me të, por nuk mund të them nëse do të ndodh”.

Pogba ishte në Juventus nga viti 2012 deri në vitin 2016, dhe pastaj theu rekordin botëror në tregun e transferimeve kur për 105 milionë euro iu bashkua Manchester United./Lajmi.net/