Rugani dhe Matuidi janë shëruar, Dybala ende

Juventus ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë negativ në testet për COVID-19, por Paulo Dybala ende nuk është shëruar plotësisht.

Sport

05/05/2020 17:19

Kampionët e Italisë, kanë qenë skuadra më e prekur nga COVID-19, me tre lojtarë që kanë dalë pozitiv.

“Rugani dhe Matuidi, është e kryer. Sipas protokollit, ata kanë bërë dy testet për koronavirus. Testet kanë dalë negative. Lojtarët për këtë arsye janë shpallur të shëruar më 15 prill, dhe nuk më nën izolim”, thuhet në njoftim.

Ka pasur raporte në Argjentinë që Dybala është akoma pozitiv për COVID-19, edhe pse ai nuk ka më simptoma.

E dashura e tij, Oriana, ka thënë se ata thjesht po presin rezultatet përfundimtare të testit./Lajmi.net/