Juventus përgatitet për rikthim në stërvitje, lojtarët vizitojnë ‘JMedical’

Juventus është gati për rikthimin në stërvitje.

Sport

04/05/2020 15:30

Kampionët e Serie A janë skuadra italiane e radhës që do të rifillojnë stërvitjet gjatë së martës.

Lojtarët e parë veçse kanë arritur në ambientet e klubit, ku tashmë kanë bërë vizitat e nevojshme në qendrën e tyre mjekësore ‘JMedical’.

Testet e para për lojtarët filluan këtë mëngjes, me disa vizita të shpejta dhe testime për koronavirusin.

Lojtarët që kishin mbetur në Itali ishin të parët që kanë arritur në qendër, me Leonardo Bonucci, Federico Bernardeschi, Juan Cuadrado, Carlo Pinsoglio dhe Aaron Ramsey si të parët që bënë testet, transmeton lajmi.net.

Cristiano Ronaldo raportohet se do të arrijë në Torino gjatë kësaj pasdite, pas qëndrimit të tij në Madeira.

Skuadra pritet të nis stërvitjet nesër, sigurisht, me lojtarët që do të bëjnë punë individuale. /Lajmi.net/